Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të dalë në një konferencë për mediat në orën 12:30.
Konferenca do të mbahet në selinë blu, pak pasi ish-presidenti Meta po ashtu foli për mediat nga selia e LSI.
Kujtojmë që si Berisha ashtu edhe Meta kanë pranuar se do të bashkojnë forcat në opozitë për të rrëzuar qeverinë.
Meta në vijim pritet që të kthehet në krye të partisë që ai themeloi në vitin 2004./albeu.com