Pas medaljeve në Botërorin U18, Lara Kolturi nderon Shqipërinë edhe në garat për të rritur në ski

Lara Kolturi vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në garat me ski. Pas medaljeve të arta që mori në Botërorin U18, 16-vjeçarja italiane e cila përfaqëson Shqipërinë, po bën performanca premtuese edhe në garat për të rritur në Kupën e Botës.

Sot ajo ka garuar në etapën e Kupës së Botës në Kronplatz të Italisë, duke e mbyllur në vendin e 17-të në renditje pas dy zbritjeve në sllallomin gjigand. Performancat e saj po  tregojnë se ajo është padyshim një nga emrat e rinj më të spikatur në garat e skive.

Kolturi  ka siguruar rezultate të cilat për momentin e renditin në vendin e 29 në klasifikimin e përgjithshëm botëror në këtë disiplinë dhe ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të cirkuiteve të cilët parashikojnë një të ardhme të shkëlqyer për sportisten. /albeu.com


Shtuar 24.01.2023 20:00