Pas lirimt të drejtuses së lartë të Huawei, lihen të lirë dhe dy kanadezët e arrestuar

Dy shtetas kanadezë janë liruar nga paraburgimi kinez dhe po fluturojnë për në shtëpi në Kanada, ka njoftuar kryeministri Justin Trudeau, raporton albeu.com.

Michael Spavor dhe Michael Kovrig u akuzuan për spiunazh në vitin 2018, menjëherë pasi policia kanadeze, me një urdhër amrikan, arrestoi drejtuesen ekzekutive të teknologjisë kineze

Ekzekutivja e Huawei, Meng Wanzhou, u largua nga Kanadaja të premten pas një marrëveshje me prokurorët amerikanë.

Ndalimet kanë shkaktuar tensione diplomatike me vite.

Kritikët akuzuan Kinën për ndalimin e kanadezëve në shenjë hakmarrje për arrestimin e zonjës Meng, për t’i përdorur si pjesë të negociatave politike. Pekini e mohoi me forcë këtë.

Meng Wenzhou u prit në Kinë me lavdërime dhe falenderime. Gjithashtu kompania Huawei e priti me një festë.

Sapo u sigurua liria e saj, Kina liroi edhe dy kanadezët që u ndaluan disa ditë pas arrestimit të saj.

Nëse është një marrëveshje apo një efekt domino nuk është e qartë, por vetëm javë më parë qeveria kineze këmbënguli përsëri që të dy rastet nuk ishin të lidhura me njëra-tjetrën./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 08:49