Pas Kukësit stuhia godet edhe Pukën, shkëputet energjia elektrike

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka përfshirë edhe bashkinë e Pukës. Mësohet se disa fshtra kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia ka këputur telat e disa linjave elektrike duke lënë në errësirë qindra banorë.

Gjithashtu raportohet se shiu i ndërthurur me erën e fortë ka bërë që stuhia në Pukë të sjell dhe probleme të shumta me qarkullimin e mjeteve.


Shtuar 5.11.2023 20:39