Vlora është “rrethuar” mbrëmjen e sotme nga Forcat Speciale dhe policia lokale. Burime bëjnë me dije se në rrugët kryesore të qytetit janë ngritur postoblloqe të shumta dhe po zhvillohen kontrolle mbi makinat e dyshimta.
Burimet konfirmojnë se aksioni po bëhet për të kapur persona të rrezikshëm që mbajnë armë pa leje, por deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar në Polici.
Pritet një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa kujtojmë se ditën e djeshem një operacion i ngjashëm është organziaur edhe në Krujë, ku policia njoftoi se kontrollet u ndërmorën me qëllim për persona që janë të shpallur në kërkim, persona që lëvizin me armë apo edhe me sende të tjera të kundërligjshme.
Kujtojmë që një natë më parë aksioni i policisë ishte i përqendruar në zonën e Krujës.