Pas dy ditësh kthim nga vizita në Gjermani, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sërish jashtë vendit.
Mësohet se Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Azerbajxhan dhe Turqi më datat 14 dhe 15 Prill 2022.
Lufta në Ukrainë, si dhe ndikimi në ekonomi mendohet se do jetë një nga temat e diskutimit.
Azerbajxhani, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik është një nga vendet prodhues të gazit dhe siç është deklaruar më parë planifikon të rrisë eksportin e gazit me 11 përqind këtë vit.
Që nga dhjetori 2020, vendi ka furnizuar kontinentin evropian nëpërmjet Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP). Korridori i gazit gati 900 kilometra i gjatë kalon nga kufiri turko-grek nëpërmjet Shqipërisë në Itali./albeu.com