Me përfundimin e festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë lënë atdheun për t’u rikthyer në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Mëngjesin e sotëm ka patur fluks automjetesh në pikën kufitare të Kakavijës pasi pas festave, shqiptarët po kthehen në Greqi.
Për të pëballuar fluksin e lartë pala shqiptare punon me 5 sportele një në hyrje dhe 4 në dalje. Mësohet se, në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 1247 persona dhe kanë dalë 2201. Ndërkohë prej orës 24:00 dhe deri paraditen e sotme kanë hyrë në territorin tonë 682 persona dhe 157 mjete, ndërsa kanë dalë 1885 persona dhe 548 mjete.