Pas dy vitesh, Emiljano Shullazi del nga regjimi 41-bis

Pas dy vitesh në regjim të posaçëm Emiljano Shullazi, Alibion Aliko, dhe Genci Balla kanë lënë ambientet e 41-Bis.

Burime bëjnë me dije se vetëm një ditë me parë atyre I kanë mbaruar afatet e regjimit të posaçëm duke lënë përfundimisht këto ambientet. Vendimi për daljen e tyre është ekzekutuar ditën e djeshme, ku nga ora 8:30 e mëngjesit deri më 18:00 ata janë transferuar në burgje të sigurisë së lartë, ku do vuajnë pjesën tjetër të dënimit.

Ndërkohë tashmë në ambientet e 41 bis vijojnë të qëndrojnë Arbër Çekaj, Redjan Rraja e Aleksandr Llanaj, të cilëve afati për përfundimin e këtij regjimi përfundon më nëntor të 2022. Ndërkohë që në regjimin e posaçëm 41-bis ndodhen dhe Viktor Ymeri dhe vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala, të izoluar së fundmi, afati i të cilëve i përfundon në maj të 2023.

Regjimi i posaçëm “41-bis” ka për qëllim parandalimin e krimeve si shmangien e kontakteve të këtyre të dënuarve me organizata kriminale.

Ky ligj hyri në fuqi në vitin 2020, ku nisi të aplikohej me 7 të burgosur që konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë.

Në atë kohë u izoluan anëtarët e grupit Shullazi dhe 3 të burgosur të tjerë, ku për Emiljano Shullazin, Arbjon Alikon dhe Genci ballin me kërkesë së SPAK izolimi I tyre u shty me 1 vit tjetër e këta persona ndenjën në regjimin e posaçëm prej gushtit të vitit 2020.


Shtuar 2.08.2022 11:56