Pas Danimarkës, një tjetër vend i jep “fund luftës” me Covid

Pas Danimarkës, e cila i dha pak ditë më parë “fund luftës” me Covid, edhe Norvegjia ia ka dalë falë imunizimit që t’i rikthehet normalitetit.

Pas 561 ditësh kufizimesh, Norvegjia është kthyer në normalitet. Nga 25 shtatori, vendi skandinav anulon kufizimet, përfshirë distancimin shoqëror

Norvegjia ka ndjekur gjurmët e Danimarkës që hoqi të gjitha masat kufizuese më 14 shtator.

Kryeministrja Erna Solberg njoftoi se përveç heqjes së distancimit shoqëror, do të jetë e mundur të rihapen klubet e natës dhe restorantet do të jenë në gjendje të kthehen në kapacitetin e plotë.

“Tani ka ardhur koha për t’u kthyer në një jetë normale të përditshme. Tani ne mund të jetojmë normalisht”, tha kryeministrja norvegjeze.

Drita jeshile u bë e mundur mbi të gjitha falë suksesit të fushatës së vaksinimit. Sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik, rreth 76% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid, ndërsa 67% janë plotësisht të vaksinuar./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 23:17