Pas Danimarkës, e cila ka vendosur të lirojë masat pas një qëndrimit një muaj në mbyllje totale për shkak të Covidid, shteti tjetër që po planifikon heqje të kufizimeve është Zvicra.
Sipas gazetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”, Zvicra pas dy vitesh ne lufte përballë Covid-19, dëshiron të lirojë masat më 16 shkurt.
Certifikata Covid dhe kufizimet e grumbullimit mund të hiqen brenda dy javësh, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Një procedurë konsultimi me kantonet do të nisë të mërkurën për një njoftim të planifikuar për 16 shkurt dhe zbatim në të njëjtën ditë. Kushti kryesor do të jetë padyshim që situata epidemiologjike të mbetet e favorshme dhe për rrjedhojë të mos përkeqësohet.
Përfundimi i detyrimit për të mbajtur maskë në vende publike të mbyllura, pra në dyqane dhe transport, do të ishte ende i pasigurt./albeu.com