Pas çantës si qese mbeturinash, Balenciaga nxjerr në treg vathët si lidhëse këpucësh, s’do ta besoni sa kushtojnë

Kompania më e famshme e Balenciagës ka guxuar vazhdimisht me produktet e nxjerra në treg.

Rasti më i fundit ishte çanta që dukej si një qese mbeturinash me një çmim rreth 1800 dollarë.

Së fundmi, shtëpia e famshme ka surprizuar sërish me një palë vathë që duken si lidhëse këpucësh, të cilët kushtojnë 250 dollarë. Po, e lexuat mirë. Të gjitha këto “çmenduri” dhe teprime të stilistëve nuk janë aspak të rastësishme, nisur nga ndikimi që kanë në sjelljen blerëse të konsumatorëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HIGHSNOBIETY (@highsnobiety)

Pasi është përballur me reagime të ashpra për vathët e saj me lidhëse, marka e famshme thuhet se vendosi t’i heqë nga koleksioni i saj i fundit, megjithëse ende nuk ka një deklaratë zyrtare për këtë.