Atentati i ndodhur mbrëmjen e së premtes në Milot, ku humbi jetën Klisman Prençi dhe i plagosur, dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës.
Një prej shënjestrave të atentatit të djeshëm, Ylli Brahimi njihej si krah dhe lidhje e Ervis Martinaj.
Brahimi po lufton me jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Lexo këtu gjithçka për atentatin në Milot
Por kush po e godet Ervis Martinaj?
Ylli Brahimi nuk i vetmi mik apo bashkëpunëtor i Ervis Martinajt, që ka rënë pre e atentateve.
23 vjeçari Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt mbeti viktime e atentatit të trefishtë në Fushë-Krujë, të ndodhur rreth një javë më parë.
Lexo këtu gjithçka për ngjarjen në Fushë-Krujë
Po kështu, në gusht të 2019 në Tiranë do ekzekutohej Santiago Malko. Për këtë ngjarje u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg.
Ndërsa në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë të cilët kishin rol në këtë organizimin dhe ekzekutimin e Malkos.
Motiv i vrasje ishte kontrolli i tregut i basteve sportive ku në njërin krahë qëndronte Malko dhe Martinaj dhe krahun tjetër vellezërit Duka.
Sakaq, në 13 nentor te vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, lidhje e ngushtë e Ervis Martinajt./euronews