DINAMIKA/ Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, shoqërohen 10 persona, dhjetëra forca të FNSH në zonë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Fushë-Krujë, ku u ekzekutuan me kallashnikov dhe u dogën brenda makinës Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Arbër Hoxhaj.

Mësohet se Policia e Krujës ka mbi 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen e trefishtë të ndodhur paraditen e ditës së diel.

Ndërkohë, në zonë ndodhen dhjetëra forca të FNSH të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojmë se policia e Shteti ka vënë 3 milionë lekë të reja në dispozicion të kujtdo që ka informacione lidhur me  ngjarjen.

“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.”

Kush janë viktimat

Tre të rinjtë që mbetën viktima në Fushë-Krujë ishin me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe ishte me precedent kriminal, i dyshuar për veprën penale “vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje.”

Kujtojmë që Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.

Martinaj ka qenë edhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi. Gjithçka konfirmohet nga një video, ku djemtë shfaqen në një berberhane, shumë të qeshur së bashku.

Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Arbër Hoxhaj, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe kishte lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinaj. Ky i fundit dyshohet si autor i ekzekutimi të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021. Asnjë nga krimet nuk është provuar. Ndërsa Diklen Vata është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

Si ndodhi ngjarja

Autorët i kanë vëzhguar 3 të rinjtë të cilët mbetën të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxhaj u ekzekutuan me breshëri plumbash ndërsa ishin duke lëvizur me një makinë tip “Volswagen Passat.”

Sipas burimeve, bëhet me dije se të rinjtë po lëviznin drejt nga Tirana drejt zonës së Mamurrasit.

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë, i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volsëwgen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 50 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorë. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhajn dhe Vatën.

Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor ka marrë flakë nga breshëria e plumbave. Si pasojë Martinaj dhe Hoxhaj u shkrumbuan brenda mjetit, ndërsa Vata kishte tentuar të lërgohej, por autorët e kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës./albeu.com