Pas arrestimit të Veliajt/ Komandohet kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës

Një ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është emëruar kryetarja e re e komanduar.

Bëhet me dije se ajo është Anuela Ristani, aktualisht nënkryetare e bashkisë.

Veliaj i ka deleguar kësaj të fundit firmën, duke marrë kështu detyrën e kryetares së deleguar të bashkisë.

Kujtohem se rreth orës 18:00 të kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ishte në ambientet e bashkisë, ku zhvilloi një mbledhje me stafet drejtuese, mbledhje e cila zgjati rreth 15 minuta.

Vizita e Ramës në Bashkinë e Tiranës është e dyta pas arrestimit të Veliajt, teksa edhe pasditen e djeshme pati një takim në këtë institucion.


Shtuar 11.02.2025 18:14