Ergys Agasi dhe Uliam Shpataraku, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, janë dërguar drejt Tiranës pasi u arrestuan në zonën e Plepave në Durrës.
Të dy të ndaluarit janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës. Në vijim pritet të bëhen të ditura hollësitë e operacionit, si dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tyre.
Të lidhura
None found
Prangosja e Agasit ka lidhje me hetimet e SPAK për dosjen e AKSHI-t, ndërsa Shpataraku dyshohet se akuzohet për përkrahjen e tij. Operacioni vijon ende dhe autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar.
Kush është Ergys Agasi?
Gjatë viteve të fundit, Ergys Agasi është kthyer në një emër të njohur për opinionin publik, duke u përmendur si në përplasjet politike, ashtu edhe në raportimet investigative që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Politika në vend ka ngritur vazhdimisht akuza ndaj tij, duke e përshkruar si një personazh me ndikim të fuqishëm prapa skenës në vendimmarrjen politike, emërimet në administratë dhe raportet me pushtetin e mazhorancës.
Agasi ishte shpallur zyrtarisht në kërkim në kuadër të hetimeve të SPAK për dosje të bujshme që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Para shpalljes në kërkim, ndaj tij ishin kryer kontrolle në banesë dhe sekuestrime pasurish.
