Kurti pas bisedimeve me LDK-në: U diskutuan për herë të parë emra konkretë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi pas takimit me LDK-në se palët zhvilluan një diskutim të hapur, serioz dhe të sinqertë, ndërsa bëri të ditur se bisedimet për presidentin e vendit do të vazhdojnë.

Të lidhura

None found

Ai njoftoi se, përveç parimeve dhe kritereve për të cilat ishte arritur dakordim më herët, këtë herë në tryezën e diskutimeve janë përmendur për herë të parë edhe emra konkretë.

Kurti sqaroi se identiteti i personave të diskutuar nuk do të zbulohet, pasi palët duhet të respektojnë konfidencialitetin e procesit negociues.

“Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz. Do t’i vazhdojmë bisedimet, pasi është rritur mirëbesimi dhe për herë të parë kemi diskutuar edhe për emra të veçantë. Nuk janë emra që i kemi pyetur paraprakisht nëse do të donin të ishin president apo presidente, sepse paraprakisht duhet të dakordohemi mes vete”, deklaroi Albin Kurti.

Sipas tij, niveli i mirëbesimit ndërmjet palëve është rritur, ndaj procesi do të vijojë me synimin që të arrihet një marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës.


Shtuar 26.08.2026 20:45

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis