Pas Armando Subashit, ky është deputeti socialist që u thirr nga SPAK për inceneratorët

Deputeti i PS-së Alqi Bllako ka qenë gjithashtu në SPAK krahas Armando Subashit për t’u marrë në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Ai ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duket se ka dhënë shpjegime në SPAK.

Të lidhura

None found

Bllako ka reaguar më herët në lidhje me akuzat që i janë bërë mbi inceneratorët duke thënë se pavarësisht rolit që ka patur në Ministrinë e Mjedisit ai nuk ka patur asnjë ndikim në vendimarrjen mbi ngritjen apo jo të tyre.

“Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës”, reagonte Bllako disa muaj më parë.


Shtuar 18.02.2022 15:01