Pas ”5D” në skenë del ”7S”/ Belind Këlliçi denoncim nga SPAK-u: Pronarët e inceneratorit të Tiranës, regjistruan një tjetër kompani

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një tjetër denoncim nga jashtë ambienteve të SPAK sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Në një dalje për mediat, Këlliçi teksa akuzoi Prokurorinë e Posaçme për mungesë hetimi për këtë çështje, i bëri thirrje këtij institucioni që të çojë një letër porosi për të hetuar për kompaninë 7S Group.

“Sot meqë SPAK nuk dëshiron që të hetojë, po bëj të ditur një dokument të ri, një faturë e lëshuar nga kompania Ulth says.
Në faqen 3 të dokumentit, kompania ka faturuar shërbimet për dy kompani, Denebola Invest dhe 7S group.

I bëj thirrje SPAK që të nisë letërporosi drejt Bullgarisë.

Të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambienteve dhe zyrave për pastrim parash.

Këtë radhë pronarët e inceneratorit të Tiranës kanë regjistruar një tjetër kompani 7 S group, 7 hajdutët.

Siç thoshte dhe Pjetër Arbnori; këta nuk janë socialistë, por specialistë”, tha ai.





Shtuar 2.08.2024 13:10