Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë të dy binjakëve që kanë arritur të mposhtin pandeminë.
Manastirliu bën me dije se pas 40 ditësh terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin.
“Jeta triumfon” kështu është shprehur ministrja teksa ka publikuar foton e binjakëve nga materniteti “Mbretëresha Gerladinë”.