Pas 3 orësh ndërhyrje, vihet nën kontroll zjarri në Shkozet; dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Flakët që përfshinë një magazinë në zonën e Shkozetit janë vënë nën kontroll pas më shumë se tre orësh operacion intensiv nga forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës.

Për përballimin e situatës u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH). Operacionit iu bashkuan gjithashtu forcat dhe mjetet e Portit të Durrësit, si dhe Stacioni i MZSH-së Shijak.

Të lidhura

None found

Koordinimi mes strukturave, ndërhyrja e shpejtë dhe puna profesionale e ekipeve bënë të mundur kontrollimin e zjarrit. Efektivët po punojnë ende për shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura dhe për sigurimin e perimetrit.

Gjatë operacionit, zjarrfikësit Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli u asfiksuan nga tymi dhe zjarri, ndaj u dërguan në spitalin rajonal Durrës. Ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Në këto momente nuk ekziston rreziku që flakët të përhapen më tej. Autoritetet përgjegjëse do të bëjnë të njohura shkaqet e zjarrit pasi të kenë përfunduar hetimet.

Bashkia Durrës u ka uruar shërim sa më të shpejtë dy zjarrfikësve të lënduar, ndërsa ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.


Shtuar 30.07.2026 19:34

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişWettseitenAirezsama