Pas 27 vitesh martesë, Bill Gates ndahet nga bashkëshortja e tij

Bill dhe Melinda Gates kanë shpallur divorcin pas 27 viteve martesë. Në një shënim në Twitter ata kanë thënë për mediat se “ne nuk besojmë se po rritemi më si çift së bashku”.

“Pas një përpjekje dhe shumë pune me marrëdhëniet tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë.

Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë.

Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re”.- shkruan Gates.


Shtuar 3.05.2021 23:22