Ndeshja e titullit, Marca publikon formacionet e mundshme Barça-Atl Madrid (FOTO LAJM)

Edhe pse luhet të shtunën  Marca ka publikuar që tani formacionet e mundshme të supersfidës Barcelona-Atl Madrid e cila mund të vendosë se cila skuadër do t’i shkojë garën deri në fund, shkruan Albeu.com.

Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi, Atl Madrid mban kreun e La Liga me 76 pikë, ndërsa Barcelona vendin e 3 me 74 pikë po aq sa ka dhe Reali që për shkak të ndeshjes direkte me katalanasit pozicionohet i 2-ti.

Ndeshja luhet të shtunën  në orën 16:15.

Ndërkohë, Reali pret në shtëpi Sevillan e cila me humbjen që pësoi nga Athletic Bilbao ka dalë praktikisht nga lufta për titull. /albeu.com/

 


Shtuar 3.05.2021 23:17