“Partnerja e Nikolin Jakës nuk u gjet në banesë”, Klodiana Lala jep detaje për kompaninë që dyshohet se helmoi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë

Ditën e sotme u bë e ditur se 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë ishin helmuar pas vaktit të drekës së një dite më parë. Gazetarja Klodiana Lala, duke treguar detaje për të dhënat e para rreth kësaj ngjarje të rëndë, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se helmimi ka ndodhur pas kateringut që bëri kompania “Sori-Al” e kreut të Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Nikolin Jaka, ndërsa partnerja e tij, administratore e kompanisë nuk është paraqitur për të dhënë shpejgime.

“Studentët janë paraqitur për simptoma të ngjashme me ato të helmimit. Ka pasur dyshime që mund të ishin helmuar nga konsumimi i drekës. Ka rezultuar se kompania Sori-Al kishte marrëveshje kateringu.

Të lidhura

None found

Ka nisur hetimi dhe policia ka njoftuar institucionet. Njëri nga studentët ka pretenduar se kur ka ngrënë drekën, brokoli ka qenë i thartuar.

Është marrë i gjithë vakti i drekës. Zonja Alma Tafani është partnerja e zotit Nikolin Jaka. Kompania Sori-Al ka kontratë me Akademinë. Është bërë kontrolli i banesës së saj dhe ajo nuk është gjetur aty. Nuk është paraqitur në mënyrë të vullnetshme për të dhënë shpjegimet e veta.

Problematika me sigurinë ushqimore është një ndër problematikat më të mëdha”- tha Lala.


Shtuar 7.05.2026 21:52