EMRI/ Atentat me armë zjarri në Sarandë, vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën “Gjashtë” në Sarandë, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë.

Ismaili raportohet se është qëlluar me armë zjarri dhe marrë një plumb në kokë, i cili i ka shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 7.05.2026 22:47