Partizani mund Kastriotin me përmbysje dhe tashmë rikthehet në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. Pas fitores me Bylisin dhe kësaj sot me krutanët, e para në fazën e katërt, të kuqtë gjejnë qetësinë dhe tashmë shpresojnë që të mos e lëshojnë më “fronin”.
Kastrioti shënoi i pari me anë të Dacit, të riut të talentuar, por Partizani përmbysi, e fillimisht ishte Hakaj, që me eurogol barazoi sfidën, ndërsa më pas, Xhunior e Asani mnduan për 3 pikët ndaj të kuqve.
Me këtë fitore, të kuqtë tashmë janë të parët me 50 pikë, duke shpresuar në hapat falsë të skuadrave rivale për “fronin”.