Partia Socialiste mbledh nesër Kongresin, zbardhet agjenda

Ditën e nesërme, më 9 prill, mblidhet Kongresi i Partisë Socialiste.

Faza e parë e Kongresit të PS do të nisë në orët e para të mëngjesit dhe sipas axhendës, në orën 09:30-11:335 do të ketë disa takime dhe fjalime të ministrave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Më pas, në orën 12:00 është edhe hapja e punimeve të Kongresit. Fjalën do ta hapë Sekretari i Përgjitshëhm i Partisë, Damian Gjiknuri. Pas tij, fjalën e merr ministrja Elisa Spiropali për Këshillimin Kombëtar.

Fjalime do të mbahen nga Taulant Balla dhe Ditmir Bushati dhe pas tyre fjalën e merr fjelën kryetari i PS-së, Edi Rama.

Agjenda e plotë:

5 PANELET 09:30-11:35

Rinia dhe Inovacioni

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

Folës: Erion Velia, Bora Muzhaqi

09.30-09.50

 Integrimi dhe Politika e Jashtme.

Vendi: Sallë e Pallatit të Kongreseve

Folës:O.Xhaçka, N.Peleshi

09.50-10.20

Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

Folës:F.Krifca, Arben Pëllumbi

Koha e transmetimit:10.20-10.40

Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

Folës:B.Balluku, M.Kumbaro

10.40-11.10

Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Bulevard

Folës:O. Manastirliu, Delina Ibrahimaj

11.10-11.35

  1. Çelja e punimeve të Kongresit 12-13:00

 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH.

 12:05 –KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.

 12:20–HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS

12:00 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla

12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së z.Edi RAMA.

  1. B) Sesioni i punimeve formale

13:30 – Çelja e pjesës organizative.

13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.

13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.

Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.

14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.