Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkoi çregjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste në Mallakastër, Qerim Ismailaj.
PD pretendon se Ismalilaj preket nga ligji i dekriminalizimit.
Sakaq përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa tha se Ismailajt ende nuk i ka përfunduar afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje, pas një dënimi të marrë nga gjykata.
“Dispozitat ligjore pengojnë Qerim Ismailjan të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës. Në 2025 mund të kandidojë ky zotëria sipas ligjit, tani nuk mund të kandidojë dot. Duhet të kandidojë pasi të mbarojë 2-vjeçarin e ndalimit që parashikohet në ligj. Në 2022 doli falsifikator, u dënua në gjykatë. Ky nuk është për verifikim, ky është për tu ndaluar për të kandiduar. Është dënuar me 6 muaj burgim, në bazë të ligjit nuk duhet të kandidojë. Kur ti mbarojë periudha e ndalimit le të vijë të votohet”, tha përfaqësuesi i PD-së.