3 vite burg! Nga dhuna fizike tek plagosje, veprat penale për të cilat u dënuan socialisti në Greqi

Prokuroria konfirmon denoncimin e PD-së, kryebashkiaku Qerim Ismailaj është dënuar me 3 vite burg.

Prokuroria ka përfunduar procesin e verifikimit për kryebashkiakun socialist të Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili rezulton që të jetë i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Mësohet se Ismailaj është arrestuar në vitet 1999-2000 dhe në formular nuk e ka deklaruar dënimin.

Rasti i Ismailajt u denoncua nga Partia Demokratike, përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi, dhe duket se pas verifikimit të prokurorisë, rezulton që pretendimi i demokratëve të ketë qenë i drejtë.

Ismailaj është dënuar në Greqi për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje), gjë të cilën e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Tashmë mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me mandatin e marrë nga Ismailaj, dhe nuk ndihet ende nëse ndaj tij do të ketë një hetim për falsifikim të dokumenteve. /albeu.com/


Shtuar 15.06.2021 11:08