Kryetari i PL, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat në Tiranë, është rikthyer të flasë sërish për paratë ruse që janë përdorur për lobim nga ana e PD.
Ai tha se këto para ishin ato me të cilat Rama mbante peng opozitën e cila i fali të gjitha institucionet.
Sipas tij koha që opozita mbahej peng ka mbaruar, dhe shumë shpejt Rama do t’i kthejë të gjitha pushtete me hir apo pahir sovranit.
“Nuk është thjeshtë problemi i parave ishin ruse apo nuk ishin ruse, atë le ta sqarojnë vetë amerikanët dhe PD. Problemi është se u përdor kjo aferë për të prodhuar modelin rus të kapjes së shtetit. U përdor një aferë që gjithë drejtësinë ta kapte Rama. U bë një aferë për të provokuar opozitën në emër të popullit që të gjithë institucionet t’ia falnin Edi Ramës. E pra kjo kohë përfundoi, ndaj Edi Ramës i është futur frika në palcë, se e di shumë shpejt do t’i duhet me hir apo pahir të dorëzojë në duart e sovranit të gjitha pushtetet që ka uzurpuar”, tha Meta.