Parashkimi i motit për datën 24 maj 2023

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell. Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.

Të lidhura

None found

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 11 deri 27°C

në zonat e ulëta 12 deri 30°C

në zonat bregdetare 15 deri 28°C

 


Shtuar 23.05.2023 23:57

Tags: ,