Parashikimi i motit për datën 7 maj 2023

Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti pritet me alternime kthjellimesh e vranësirash në mesditë, të cilat do të shoqërohen me reshje shiue shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore.

Të lidhura

None found

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati I Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen :
Në zonat malore 13/25 °C
Në zonat ulëta 12/28 °C
Në zonat bregdetare 16/26 °C