Parashikimi i motit për datën 6 prill 2022

Deri në orët e mesditës dhe pasdites, vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Por, në orët në vijim, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin tonë, duke bërë që gjatë natës të kemi prezencë të reshjeve në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë celsius deri në 20 gradë celsius./albeu.com