Parashikimi i motit për datën 31 korrik 2022

Deri në orët e mesditës, parashikohet që pjesa më e madhe e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por në vijim, parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në veri dhe verilindje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16 gradë celsius deri në 39 gradë celsius./albeu.com