Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjelle
vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në ekstremin Jugor si edhe zonat Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në zona të izoluara të Juglindjes.
Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verio dhe Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.