Parashikimi i motit për datën 2 prill 2022

Vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat  do të sjellin në Shqipëri vranësira të shpeshta. Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në territor, ku në zonat e izoluara pritet të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë celsius deri në 13 gradë celsius./albeu.com