Rrymat e ngrohta me origjinë afrikane do të kushtëzojnë motin në Mesdhe.
Kjo do të bëjë që edhe në territorin tonë do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare.
Karakteristike do të jetë ndryshimi i temperaturave gjatë ditës.
Mëngjesi dhe mbrëmja parashikohen të freskëta ndërsa në orët e mesditës parashikohen temperatura si në foto.
Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.