Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri në mesatare, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites, ato do të jenë hera-herës deri të dendura.
Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në lindje të territorit do të ketë reshje shiu të dobta dhe lokale në formën e pikave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1 deri 8m/s. Përgjatë bregdetit era do të fryjë e vrullshme hera-herës 20m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.