Vranësira dhe rrebeshe shiu në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë vendi ynë do të jetë në ndikimin e moti të vranët dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime. Pritet që pas mesdite vranësirat të shtohen gradualisht duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Më të dendura në zonat veri-verilindore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do fryjë e mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, KU më e pranishme do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare mbi Antlantikun e veriut, do të sjellë shira të konsiderueshëm si edhe stuhi të forta ere në Gadishulli skandinav dhe rajonin e Balltikut. Po ashtu; Europa qendore dhe gadishulli i Ballkanit do të përfshihet nga rrebeshe shiu dhe mini stuhi breshëri si pasoje e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik. Ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellet do të jetë Europa Jugperendimore si edhe vendet e Europës Lindore.

Republika e Kosovës

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta por pas mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke sjellë rrebesh shiu, më të dendura në zonat. Orët e vona të pasdites do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por pjesa e dytë e ditës do të kënë herë pas here vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht për t’ja lënë vendin motit të kthjellët.