Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme por të ftohta.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla e mjegullina kalimtare.
Përgjatë akseve rrugore në zonat malore prezencë të akullit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -3 deri 3°C
në zona e ulëta -2deri 12°C
në zona bregdetare 2 deri 12°C