Parashikimi i motit për datën 10 korrik 2022

Pas shumë ditësh me temperatura të larta dhe “përvëluese” fundjava që presim përpara rezervon mot relativisht të paqëndrueshëm, me kthjellime, vranësira, reshje shiu si dhe erë intensive.

Për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht relievet kodrinore – malore.

Ashtu si ditën e Shtunë edhe për ditën e Diel era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5m/sek.
Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtesi dhe behet intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 10-16m/sek./albeu.com