Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Pjesa e dytë të ditës, do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, do të jenë dominante në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 35°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e forte, me shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.