Parashikimi i motit 7 Janar 2024, reshje shiu dhe erë e fortë

Moti në vendin tonë, do të jetë me vranësira dhe dhe me reshje shiu, ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të mbetemi edhe gjatë pasdites ku vranesirat dhe shirat do të jenë prezent, por në sasi më të pakta.

Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell renie të ndjehsme të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor -juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.


Shtuar 7.01.2024 08:01