Parashikimi i motit 6 Janar 2025, kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.

Gjithashtu, parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dendura do të jenë në zonat veriore.

Ndërkohë, gjatë natës pritet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë sërish rritje me 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Shtuar 6.01.2025 07:31