Parashikimi i motit 4 Shkurt 2025, temperaturat zbresin me disa gradë

Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të ftohta verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre, duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Përsa i përket motit, bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e padites dhe në vijim, të dominohen nga moti i kthjellët, por i ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 11°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.


Shtuar 4.02.2025 07:38