Këtë të shtunë vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.
Në Veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore, priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Sa u përket temperaturave, ato do të shënojnë vlera të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Në Verilindje dhe Lindje të vendit, temperaturat minimale zbresin deri në -1°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5–8°C.
Në zonat qendrore, temperaturat do të luhaten nga 4°C në orët e mëngjesit, deri në 15–16°C në mesditë.
Ndërsa në zonat bregdetare dhe Jugore, temperaturat do të jenë më të larta, duke u ngjitur deri në 14–16°C.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdetare, veçanërisht në Jug të vendit, ajo pritet të forcohet duke arritur deri në 17 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 4 deri në 5 ballë, duke krijuar kushte të vështira për lundrimin detar.


