Parashikimi i motit 28 Maj 2024, vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe në orët e mesditës, dhe ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, do te kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në relievet kodrinore-malore, reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.


Shtuar 28.05.2024 07:40