Parashikimi i motit 21 Maj 2024, diell dhe temperatura të larta

Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave, duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Nuk përjashtohen mini stuhitë e breshërit në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre, duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 10°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 30 °C, në urën vajgurore në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 21.05.2024 07:18