Parashikimi i motit 12 Shkurt 2024, vranësira dhe reshje shiu

Moti në në territorin shqiptar, do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta dhe pikave të shiut, do të paraqiten zonat jugore.

Në majat e maleve do të ketë momente me flokë dëbore.

Orët e pasdites vonë, do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 12.02.2024 07:40