Parashikimi i motit 11 Nëntor 2024/ Vranësira e reshje shiu, temperatura minus 2 gradë Celsius

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë Verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare, të cilat në relievet malore në lindje dhe zonën e Jugut hera-herës, do të jenë deri të dendura.

Në zonën e jugut vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 3/18

Kukës -2/12

Lezhë 11/17

Dibër -2/15

Durrës 7/21

Tiranë 7/21

Elbasan 8/22

Berat 3/23

Vlorë 6/20

Korçë 0/15

Gjirokastër -3/21

Sarandë 7/20


Shtuar 11.11.2024 07:39