Britania përballet me vapë ekstreme, ekspertët paralajmërojnë temperatura mbytëse dhe pasoja të gjera

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Britanisë ka ngritur alarmin për një përzierje të pazakontë temperaturash shumë të larta dhe lagështie, e cila pritet të prekë vendin gjatë kësaj jave.

Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur ta zgjasë paralajmërimin për nxehtësi ekstreme, ndërsa vlerëson se temperaturat mund të shkojnë deri në 38 gradë Celsius. Sipas parashikimeve, i nxehti përvëlues do të vazhdojë nga e hëna deri të enjten, duke shtuar shqetësimet për shëndetin e të moshuarve dhe personave më të ekspozuar ndaj rrezikut.

Të lidhura

None found

Po ashtu, shërbimi meteorologjik britanik bëri të ditur se po rritet “siguria” që kjo javë mund të sjellë thyerjen e rekordit të temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në muajin qershor. Rekordi qëndron aktualisht në 35.6 gradë Celsius, i regjistruar në Southampton në vitin 1976 dhe në Camden Square të Londrës në vitin 1957.

“Vala e parashikuar e të nxehtit po shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme meteorologjike me ndikime të konsiderueshme, duke sjellë temperatura rekord për qershorin dhe nivele shumë të larta lagështie”, tha Tom Crabtree, zëvendëskryemeteorolog në Zyrën Meteorologjike.

“Kombinimi i nxehtësisë dhe lagështisë do të jetë mbytës dhe do të ketë pasoja në shumë sektorë të shoqërisë, nga shëndeti publik dhe infrastruktura, deri te furnizimi me energji elektrike dhe ujë”, shtoi ai.


Shtuar 21.06.2026 16:51

grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetpadişahbetGrandpashabetgalabetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis